Georgia ka korrigjuar njoftimin për shtyp, të lëshuar më parë gjatë ditës, ku thuhet se zgjedhjet në këtë shtet janë certifikuar, duke konfirmuar kështu fitoren e Joe Biden.
Lexo edhe: “Shifrat nuk gënjejnë”, sekretari republikan i shtetit në Georgia certifikon fitoren e Biden
Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger korrigjoi lajmin e dhënë ndërsa shtoi se zgjedhjet do të certifikohen më vonë gjatë së premtes ndërsa shtoi se procesi është në vijimësi.
Më herët gjatë ditës, Raffensperger tha se shteti i kishte certifikuar rezultatet, duke e shpallur kështu presidentin e zgjedhur Joe Biden, fitues të zgjedhjeve presidenciale në Georgia. /abcnews.al/