Genta Ismajli bëhet nënë për herë të parë, mirëpret binjakët

schedule13:55 - 21 Janar, 2022

schedule 13:55 - 21 Janar, 2022

Genta Ismajli është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali. Burime të afërta pranë këngëtares e kanë konfirmuar lajmin për Koha.net. Dy vogëlushët kanë disa ditë që kanë ardhur në jetë dhe se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Genta po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është tek kënga që ajo ka publiku, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët kanë një shëndet shumë të mirë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.

/abcnews.al