GDS: Si mund të luajnë CR7 e McKennie kundër Barcelonës

schedule10:38 - 23 Tetor, 2020

schedule 10:38 - 23 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo dhe Weston McKennie kanë ende shanse të luajnë në Champions League kundër Barcelonës, edhe pse raportohet se ata kanë dalë sërish pozitivë pas tamponit të bërë për të parë nëse janë të infektuar me COVID-19.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se ata kanë një shans për të luajtur ndaj katalanasve, me kusht që ata të dalin negativë pas tamponit të radhës. Juventusi duhet të provojë se lojtarët nuk kanë simptoma një javë para ndeshjes dhe Cristiano nuk ka pasur në asnjë moment.

Bardhezinjtë kanë dorëzuar dy ditë më parë në UEFA të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të Ronaldos. Portugezi do të bëjë tamponin sot ose nesër dhe nëse del negativ, atëherë do të lejohet të dalë nga karantina.

Për të luajtur kundër Verona të dielën do të bëjë edhe teste të tjera mjekësore, direkt pasi të marrë përgjigjen e tamponit. Në të njëjtën situatë si Ronaldo është edhe McKennie. Nesër pritet që të gjithë te Juventusi do testohen dhe në rast se nuk ka të infektuar, atëherë ata do të dalin nga izolimi. /abcnews.al