Gazment Bardhi dhe Agron Shehaj dorëzojnë në “Kushtetuese” dy kërkesa për mocionin ndaj Olta Xhaçkës

schedule09:50 - 18 Nëntor, 2022

schedule 09:50 - 18 Nëntor, 2022

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mocionin e Olta Xhackës.

Ditën e djeshme gjatë seancës maraton në Kuvend, mazhoranca votoi raportin e bërë në Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë që kundërshtonte heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Një grup deputetësh të përfaqësuar nga Gazment Bardhi, pas vendimit të mazhorancës për të mos e pranuar mocionin për Olta Xhaçkën, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të një dite më parë të Kuvendit.

Në një dalje për mediat, Gazmend Bardhi, është rast unik në botë kjo që ndodh në Shqipëri, ku një ministre shpallet dhe investitorë strategjike, ku i jepet pronë publike për të investuar në shërbimet e hotelerisë së turizmit.

“Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzo njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Me vendim të eprorit të saj, Rama, ministrja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronën publike për aktivitetin e tyre tregtar për fushën e hoteleri turizmit. Kjo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike. Grupi parlamentar i PD i kërkon gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër edhe grupi tjetër i deputetëve të PD-së së udhëhequr nga Sali Berisha ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të kundërshtuar vendimin e djeshëm të Kuvendit, si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkas.

‘Pasi e zvarrit pa fund, një ditë me parë, mazhoranca bllokoi në parlament dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë më Kushtetutën për mandatin e Olta Xhaçkës. Më këtë votim të turpshëm, mazhoranca e shndërroi parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë, për korrupsionin e qeveritarëve të saj.’- u shpreh Shehaj.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!