Gazetarja që braktisi karrierën pas 25 vitesh, zbulon si “mjekoi” plagët me joga: Ai moment më ka ndryshuar jetën

schedule08:42 - 16 Janar, 2025

schedule 08:42 - 16 Janar, 2025

Sabrina Leka është gazetarja shqiptare që la fushën e medias për t’u bërë instruktore e jogës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ajo ka treguar se gjithçka nisi me vdekjen e motrës së saj në moshë të re dhe lehtësimin e dhimbjeve të jetës.

Leka ka zbuluar se ka tashmë ka dhe një studio të saj në New York, ku ushtron jogën, e cila i është kthyer tashmë në profesion.

“Motra ka vdekur në 2015 dhe ka qene 35 vjeç. Ajo ka lënë dy fëmijë. Ka ndërruar jetë në mënyrë të paparashikueshme. Joga ka qënë e vetmja mënyrë se si unë kam gjetur qetësi. Ai moment më ka ndryshuar gjithçka në jetë. Hana ka pasur probleme me zemrën dhe pësoi arrest kardiak.

Nëse përkthejmë në shqip fjalën ‘joga’ do të thotë unifikim, i trupit, shpirtit dhe mendjes. Më duhej diçka që mund të ulesha dhe gjeja qetësi.

Janë katër rrugë që mundesh me mbërri te rruga e jogës. Unë kam zgjedhur rrugën e fizikut dhe frymëmarrjes”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!