Skandalet rikthehen të ndjekin nga pas Pique, mbrojtësin e Barcelonës, edhe pse këtë herë nuk ka të bëjë me çështje të cilat e lidhin me sportin.
Sipas gazetares Laura Fa në podkastin e saj, Pique është treguar jobesnik duke e tradhtuar Shakirën. Thuhet se mbrojtësi spanjoll është zhvendosur në një apartament më vete në rrugën “Muntaner” në Barcelonë. Të paktën këtë gjë dëshmojnë disa banorë të zonës të cilët konfirmojnë se krisja mes çiftit është e vërtetë.
Por ditën e djeshme po qarkullonte një lajm ku thuhej se Pique e ka tradhtuar Shakirën me mamanë e shokut të ekipit të tij, Gavit. Sigurisht, kjo është një deklaratë e madhe e cila mund të sjellë shumë probleme brenda ekipit por asgjë nuk është e konfirmuar nga askush. Gavi nuk ka reaguar, Pique jo dhe Shakira gjithashtu jo.
Sipas gazetares së njohur spanjolle Laura Fa, Pique shihet shpesh që del nëpër klubet e natës në Barcelonë. Dyshohet se aty mund ta ketë njohur vajzën me të cilën ai ka tradhtuar artisten.
Siç raportohet nga Emilio Perez de Rozas në revistën “Cuore”, mbrojtësi i Barcelonës e kishte tradhtuar Shakirën me një bjonde të re rreth të 20-tave e cila është duke vazhduar studimet dhe gjithashtu punon si hostes nëpër evente të ndryshme./ h.ll/abcnews.al