Gazetari spanjoll: Mourinho bast i rrezikshëm, ja kush i duhet Realit!

schedule15:14 - 26 Tetor, 2019

schedule 15:14 - 26 Tetor, 2019

Real Madrid dhe Zinedine Zidane nuk mendohet se do të bashkëpunojnë gjatë. Ky sezon ka nisur keq për spanjollët, por mbetet të shihet ecuria në vazhdim. Prej kohësh po qarkullojnë emra të ndryshëm për ta pasuar francezin, madje një ditë më parë AS shkruante se ka një akord me Jose Mourinho.

Gazetari i El Mundo Deportivo, Francesc Aguilar, në llogarinë e tij në Twitter shkruan në lidhje me kalimin e Mourinho te Reali dhe vë në dukje një problem që mund të lindë.

“Florentino mund të dojë Mourinho në vend të Zidane, por kjo do të sillte një ‘luftë civile’ në dhomat e zhveshjes, me Sergio Ramos që udhëheq aty. Pranaj, Massimiliano Allegri, i cili vazhdim të refuzojë Manchester United, është zgjedhja më e mirë për Real Madridin”, shkruan Aguilar. /abcnews.al