Në një intervistë për emisionin “Ballkan” me Linda Karadakun gazetari serb Darko Popoviç ka komentuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.
Gazetari dha detaje se si ëhstë pritur marrëveshja në Serbi. Popoviç tha se opozita po thotë se marrëveshja nuk sjell asgjë të re.
“…Opozita po thotë se marrëveshja nuk sjell asgjë të re, që mënyra sesi Shtëpia e Bardhë trajtoi presidentin Vuçiç ishte poshtëruese, dhe askush nuk e di saktësisht se cfarë do të thotë marrëveshja. Nuk e dimë nëse janë të detyrueshme për tu zbatuar, askush nuk ka folur nëse duhet të ratifikohen nga dy parlamentet…”, është shprehur ai. /abcnews.al