Gazetari i njohur e kritikon publikisht Aurela Gaçen: Ke rënë në “kovaçanen” e fjalë mballosjes

schedule11:25 - 7 Gusht, 2020

schedule 11:25 - 7 Gusht, 2020

Gazetari i njohur Aleksandër Çipa është shprehur shumë i zhgënjyer lidhur me këngën e publikuar nga diva e muzikës Aurela Gaçe.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai është shprehur se kriza e teksteve shqiptare ka përfshirë edhe Aurelën, pasi refreni i “Lento-lento” të lë shijen e zhargonit të Çoles.

Ndër të tjera, Çipa deklaron se tekstet e këngëve të Gaçes dikur i kanë shkruar poetë të njohur si Xhevahir Spahiu apo Ilirian Zhupa, ndërsa tashmë e trishton rënia në ” kovaçanen” e fjalës mballosje.

Lexo edhe: Aurela Gaçe “i ngre të gjithë në këmbë”, sjell hitin e verës (VIDEO)

Kujtojmë që ka vetëm pak orë që është lançuar dhe është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët melodinë e këngës sa kanë filluar ta dëgjojnë kudo, nga makinat deri te lokalet e ndyshme.

Postimi i plotë:

E madhe Aurela e Vlores sime!
E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe!
Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.
Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.
Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.
Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te ” lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!