Gazetari grek habit me deklaratën: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar

schedule18:46 - 11 Janar, 2022

schedule 18:46 - 11 Janar, 2022

Gazetari grek Nikos Evangelatos ka ngjallur zemërim ndaj shqiptarëve me një frazë  të përdorur me gjuhë raciste.

Duke iu referuar një rasti të raportuar në media për një shqiptar të kapur me armë ai e përshkroi këtë si diçka normale për sa kohë i arrestuari kishte origjinë shqiptare.

“Çfarë ka më të zakonshme se një shqiptar me armë?”.

Më pas ai nxitoi më kot të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist.

Megjithatë shikuesit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e “përtypën” dhe e kritikuan gazetarin përmes postimeve të tyre. m.v/Abcnews.al