Gazetari gjerman tjetër artikull pas publikimeve të reja të Bild

schedule17:20 - 5 Qershor, 2019

schedule 17:20 - 5 Qershor, 2019

Gazetari i gjermanes Bild, Peter Tiede, përmes një artikulli ku citon përgjimet e reja të publikuara nga tabloidi prestigjoz gjerman, akuzon kryeministrin Rama për perfeksionim në nivel kombëtar të aparaturës së vjedhjes së votave.

Shqipëria dëshiron, Brukseli nuk e ka problem, ndërsa Gjermania qartësisht mbështet hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me shtetin e Ballkanit pasi dëshmon progres të madh në demokratizim. Sipas gazetarit të Bild në fak shteti, po zhytet në kaos dhe është në udhëkryq mes standardit europian apo përfundimit si një republikë mafie.

E nis kështu artikullin e tij në tabloidin Bild gazetari Peter Tiede, i cili vetëm pak kohë më parë publikoi një tjetër artikull ku bënte publike përgjime dhe akuza për vjedhje të votave në zgjedhjet e 2017-s.

“Të blerë”, e quajti qeveria shqiptare gazetën Bild përmes një deklarate nga Blerina Gjylameti, sekretare për elektoratin në PS.

Por tashmë Bild ka publikuar përgjime të reja, shkruan gazetari, të regjistruara përpara zgjedhjeve të 2017-ës dhe të mbajtura mbyllur me çelës dhe në fshehtësi, hetuesit e të cilave janë bërë të heshtin ose janë larguar nga shteti shqiptar. Kjo nuk është gjë e re për shtetet ballkanike dhe as për paraardhësit e Ramës vijon Bild,  por sistemi është perfeksionuar në shkallë vendi nën drejtimin e Ramës.

Dy ministra të Brendshëm të rënë, të dy të dyshuar si pjesëtarë të bandave të drogës, një prej të cilëve, Saimir Tahiri nën hetim e për të cilin Rama dhe grupi i tij socialist kanë mohuar tradicionalisht kërkesën për testin e drogës.

“A lejohet ky shtet në Bashkimin Europian”, ngre pyetjen gazeta gjermane./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!