Gazetarët në Portugali në grevë masive për herë të parë në 42 vjet

schedule12:22 - 14 Mars, 2024

schedule 12:22 - 14 Mars, 2024

Të gjithë gazetarët në Portugali janë në grevë sot, e para në 42 vjet, për pagat e ulëta dhe pasigurinë e punës në një industri që po përballet me vështirësi të mëdha.

Protestat vijnë pasi në fillim të kësaj jave një nga grupet kryesore mediatike të vendit, Global Media, njoftoi plane të reja për të pushuar nga puna rreth 20 punëtorë, duke përfshirë rreth 10 gazetarë.

Agjencia portugeze e lajmeve publike Lusa ka ndaluar transmetimin e telegrameve nga mesnata e sotme, tha sindikata e gazetarëve, me “më shumë se njëzet” media të prekura nga greva.

“Pasiguria e punës dhe pagat e ulëta janë pengesë për të drejtën e qytetarëve për informim”, nënvizoi në një deklaratë sindikata e gazetarëve, e cila bëri thirrje për grevën e sotme.

Ata kërkojnë kryesisht rritje pagash për të përballuar inflacionin dhe respektimin e ligjit të punës në lidhje me kompensimin e orëve jashtë orarit. Disa mitingje janë planifikuar të zhvillohen sot në Lisbonë, Porto dhe Coimbra.

“Greva e përgjithshme” e mëparshme e gazetarëve në Portugali u zhvillua në vitin 1982.

/abcnews.al