Gazetarët e bojkotuan të martën një konferencë për media të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, në të cilën ajo doli të fliste për çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Ministria e udhëhequr nga Hajdari e hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës më 28 korrik, duke hapur rrugën për mbylljen e televizionit.
Një gazetare e Klan Kosovës e bojkotoi e para konferencën e ministres Hajdari më 1 gusht në Prishtinë, dhe hapat e saj i ndoqën edhe mediat e tjera duke dalë nga salla njëkohësisht.
Bojkoti ndaj ministres së Qeverisë së Albin Kurtit vjen vetem një ditë pasi gazetarët protestuan në sheshet e Prishtinës kundër vendimit./REL