Gaza është paralizuar krejtësisht pas sulmit të 7 tetorit, dhe autoritetet janë të frikësuar se një krizë e re humanitare mund të përfshijë vendin, i cili tani po vuan nga mungesa e ujit, ilaçeve, ushqimeve dhe energjisë elektrike.
Pasi Izraeli deklaroi nisjen e rrethimit total të tij, duke ndërprerë në të njëjtën kohë çdo furnizim, Kombet e Bashkuara reaguan duke thënë se kjo lëvizje, bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
“Vendosja e rrethimeve të tilla që rrezikojnë jetën e civilëve duke i privuar ata nga produktet për mbijetesën e tyre është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
Çdo kufizim në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave për të zbatuar një rrethim duhet të justifikohet nga nevoja ushtarake, ose në të kundërt, kthehet në ndëshkim kolektiv. Ligji ndërkombëtar është i qartë: kujdesi i vazhdueshëm është detyrim për ta kursyer popullatën civile gjatë sulmeve”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse për të drejtat e njeriut OKB.
/abcnews.al