Më shumë se 50 raketa u lëshuan sot nga Rripi i Gazës në qytetin Netivot në jug të Izraelit, sipas autoriteteve lokale. Sipas informacioneve, nuk ka njoftim për të lënduar.
Sulmi ndaj Netivot është sulmi më i madh me raketa nga Gaza ndaj Izraelit në javët e fundit.
Ndërkohë në një deklaratë ditën e sotme, Programi Botëror i Ushqimit (WFP), UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) theksuan se ndihmat që dërgohen në popullin e Gazës janë të pakta dhe se nuk mund të parandalojnë urinë, kequshqyerjen apo sëmundjet.
/abcnews.al