Gaza, fëmijëve u japin qetësues për t’u lehtësuar dhimbjet ndërsa vdesin

schedule12:03 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 12:03 - 27 Dhjetor, 2023

Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për territoret palestineze, tha se fëmijëve në Gaza u jepen qetësues për t’u lehtësuar dhimbjet ndërsa vdesin, pasi nuk ka shpresa që mund të shërohen.

Ajo tha se një djali 9-vjeçar i quajtur Ahmad iu dha qetësues për t’i lehtësuar dhimbjen.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë denoncoi shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës, i cili po pëson dëme të mëdha në luftë dhe përsëriti thirrjet për shpalljen e armëpushimit të menjëhershëm.

“Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës është një tragjedi,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH ka dhënë prej kohësh alarmin për gjendjen e sistemit shëndetësor që nga lufta, më e përgjakshme ndonjëherë në Rripin e Gazës.

Operacionet ushtarake në shkallë të gjerë të Izraelit që atëherë, veçanërisht sulmet masive ajrore, kanë vrarë 20,915 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit në Gaza. 54.918 persona të tjerë janë plagosur.

Javën e kaluar, OBSH theksoi se nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri të Gazës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!