Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Gatuajmë së bashku nën tingujt e muzikës”

schedule15:44 - 28 Prill, 2018

schedule 15:44 - 28 Prill, 2018

Në Gjirokastër është organizuar një aktivitet sensibilizues për të mos shpërdoruar ushqimet. Studentë të universitetit me produktet që u kishin mbetur tregtarëve dhe bizneseve kanë gatuar receta të ndryshme, të cilat më pas i kanë shpërndarë për shtëpinë e të moshuarve.

Të rinj nga rreth 70 shtete anembanë botës, mblidhen në të njëjtën ditë, nën ritmet e të njëjtës muzikë për të gatuar së bashku.



Qëllimi i këtij organizimi ndërkombëtar është të mos shpërdorohet ushqimi.

Në Shqipëri është zgjedhur Gjirokastra.

Organizatorët kanë kontaktuar me disa biznese të zonës dhe tregtarë të fruta–perimeve, të cilët i kanë ndihmuar me ushqimet e mbetura, por ende te konsumueshme.

Studentë të universitetit, por edhe qytetarë të tjerë i kanë shfrytëzuar këto ushqime për të gatuar receta të shumëllojshme.

Gatimet e përgatitura u shpërndahen për shtëpinë e të moshuarve. Në studimet e kryera gjatë viteve të fundit rezulton se një e treta e ushqimit të prodhuar në nivel global shpërdorohet apo humbet çdo vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!