Gattuso: I kemi bërë keq vetes, tani le të nisim pedalimin. Kam një dëshirë

schedule08:13 - 27 Janar, 2020

schedule 08:13 - 27 Janar, 2020

Napoli siguroi një fitore të madhe kundër Juventusit. Golat e Zielinskit dhe Insigne i dhuruan suksesin 2-1 ekipit të Gennaro Gattusos, i cili nuk “mashtrohet” nga ky triumf. Trajneri flet hapur, tregon problemin e madh të ekipit dhe e mbyll me objektivin primar: rikthimin e tifozëve në “San Paolo”.

Duhet të nisim të pedalojmë, gabojmë nëse mendojmë se problemet tona mbaruan me këtë fitore. Shpresoj të rikuperoj lojtarët e dëmtuar dhe uroj të mbyllet sa më shpejt merkato. Luajtëm si një skuadër e madhe në aspektin e qarkullimit të topit, por nuk duhet t’i lejojmë kundërshtarëve ka shumë gola.

Më pëlqeu shumë Milik, ndërsa mendoj se Zielinski do të bëhet një lojtar shumë i fortë. Teknikisht dhe fizikisht është lart, i mungon vetëm pasi i fundit. Napoli është një skuadër shumë mazokiste, i kemi bërë vetë keq vetes. Tani kemi detyrën për të rikthyer tifozët dhe për të mbushur stadiumin“, përfundon Gattuso. /abcnews.al