Gati për aventurën e re, Pirlo: Ndihem i respektuar, krenar për besimin e Juves

schedule19:24 - 9 Gusht, 2020

schedule 19:24 - 9 Gusht, 2020

Juventusi shkarkoi Maurizio Sarrin ditën e djeshme dhe nuk humbi shumë kohë për të zgjedhur pasuesin e tij. Drejtuesit e bardhezinjve vendosën t’i besonin Andrea Pirlos, i cili ka fatin të nisë karrierën si trajner në një klub të madh.

Tifozët besojnë fort se ish-mesfushori i madh italian do të ndryshojë krejtësisht fytyrën e ekipit të tyre të zemrës, që pritet të fillojë të luajë një futboll të bukur dhe spektakolar.

41-vjeçari firmosi një kontratë deri në vitin 2022 me kampionët e Italisë dhe ka thënë fjalët e para si trajneri i Juves, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

I lumtur dhe krenar për respektin dhe besimin që kam marrë nga Juventusi. Jam gati të nis këtë aventurë fantastike“, shkruan Andrea Pirlo. /abcnews.al