Gara presidenciale në Amerikë/ Hillary Clinton mbështet Joe Biden

schedule10:15 - 29 Prill, 2020

schedule 10:15 - 29 Prill, 2020

Ish-kandidatja demokrate, që ka garuar për presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton ka mbështetur Joe Bidenin në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Ky vendim është konsideruar si qasje pozitive për Bidenin për të fituar pozitën në Shtëpinë e Bardhë, si dhe shenjë se demokratët po bashkohen në garën e nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump.

Clinton ka njoftuar për mbështetjen e saj në një ngjarje të zhvilluar online, të organizuar nga fushata e Bidenit, për të treguar sesi pandemia është duke ndikuar tek gratë. Ky lajm ka ardhur edhe në kohën kur ish-nënpresidenti amerikan është duke u përballur me supozime për sulm seksual nga ish-pjesëtarja e stafit të tij në Senat, Tara Reade.

Gjatë kësaj jave dy persona kanë thënë që Reade u ka treguar atyre për ngacmimet seksuale në mesin e viteve 1990. Vetë Biden nuk ka komentuar këto supozime, ndonëse fushata e tij e ka kundërshtuar.

Reade, ka sulmuar Clintonin, pas mbështetjes së deklaruar për Bidenin, duke thënë se është duke i dhënë mundësi një “grabitqari seksual”.

Ajo ka akuzuar edhe më parë Bidenin për ngacmime, mirëpo muajin e kaluar ka shtuar akuzat e saj, duke përfshirë edhe sulmet seksuale./abcnews.al