7 kandidatë për Kryeprokuror të Përkohshëm, seanca dëgjimore të mërkurën

schedule16:02 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 16:02 - 12 Dhjetor, 2017

7 janë prokurorët që kanë paraqitur interes për të kandiduar për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Komisioni i Ligjeve do zhvillojë një seancë dëgjimore të mërkurën në orën 15:00, ndërsa Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do marrë pjesë në këtë proces.

Në përfundim të afatit të vendosur nga Komisioni i Ligjeve për kandidatët për Prokurorë të Përkohshëm, Kuvendi ka njoftuar se 7 janë kandidatët që kanë paraqitur interes për këtë pozicion.
Ata janë Arta Marku, prokurore në Shkodër, Artur Selmani, prokuror në Tiranë, Arqile Koca, prokuror në prokurorinë e përgjithshme, Besnik Muci, prokuror tek krimet e rënda, Ermira Tafani, prokurore në Elbasan, Granit Shahu, prokuror në prokurorinë e Tiranës dhe Ferdinand Elezi, kreu i prokurorisë së Apelit Durrës.
Ndër kërkesat për kandidatët janë 15 vjet në profesion dhe një titull shkencor, kritere të parashikuara në ligjin për prokurorinë.
Kandidatët kanë paraqitur CV-në e tyre dhe një letër interesi, ndërsa Kuvendi ka bërë të ditur se séance dëgjimore me ta do zhvillohet të mërkurën në orën 15:00.
Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore, pasi e konsiderojnë procesin antikushtetutes. Pas seancës dëgjimore, votimi final për kandidatin fitues që do jetë Prokurori i përgjitshëm i përkohshëm do merret në Kuvend, me shumicë të thjeshtë./abcnews.al