Gara elektorale/ Rama: Më 11 maj na duhet shumica, negociatat me BE kërkojnë vazhdimësi

schedule18:05 - 21 Prill, 2025

schedule 18:05 - 21 Prill, 2025

DURRËS- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në takim me gratë dhe vajzat e Durrësit, u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ai theksoi se nuk diskutohet fitorja e Partisë Socialiste, por shtoi se duhet siguruar shumica pasi përmbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian duhet vijuar me seriozitet.

“Si 71 mandate, 72, 73, 74 e me radhë ne i marrim thjesht duke bërë atë që kemi bërë gjithmonë, shumë punë patjetër, por thjesht nuk na i marrin dot.

Çështja është se na duhet diçka më shumë, jo për mua, as për Anin, por ne na duhet për të pasur vazhdimësi në negociatat me BE dhe për të mos u ndërprerë në asnjë sekondë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!