Vaksinat ndezin kufirin e Europës dhe atë britanik. Mbrëmjen e të premtes Komisioni Europian rivendosi kontrollet në kufirin mes Irlandës dhe Irlandës së veriut për të kontrolluar trafikun e vaksinave. Një vendim që duket se ka lehtësuar shumë njerëz.
Ndërkohë EMA i ka dhënë dritën e gjelbër vaksinës së Astrazeneca, britanike dhe pak suedeze, por nuk janë shuar polemikat e ditëve të fundit që rezultuan me publikimin e kontratës.
Astrazeneca duhet të furnizojë me 300 milion doza dhe 100 milion të tjera rezervë për një shumë prej 870 milion eurosh që do i jepen kompanisë farmaceutike nga vendet anëtare.
Astrazeneca paralajmëroi reduktimin e furnizimit dhe vonesat para se EMA të shprehej, dhe pavarësisht kontratës duket se nuk mund të ketë penalitete dhe pse nuk janë respektuar afatet apo sasitë e dozave.
Në fazën e tretë të eksperimentimit ndodhet dhe Novavax që deri tani ka dëshmuar një reagim imunitar prej 89.3 për qind. Ndërkohë shumë vende të Europës lindore i janë drejtuar Moskës dhe Kinës duke krijuar rezerva me vaksinën ruse Sputnik 5. Në Serbi të premten mbërritën 40 mijë doza.
Dhe Hungaria ka zgjedhur Sputnik disa javë më parë, por të premten Budapesti i dha dritën e gjelbër dhe vaksinës kineze./abcnews.al