Nga Leontina Nika
Çasti pikturik është esenca e parë e formës dhe ngjyrës për piktorin dhe pedagogun e kavaletit Shpëtim Kërcova.
“Më ka interesuar çasti. Sidomos në rastin e figurave. Më ka interesuar sepse krijon edhe një lloj energjie, një lloj ngjarjeje. Kapjen e një çasti që zgjat pambarim.”
Krijimet në harkun 40- 50 është stacioni i ekspozitës “Qen” e cila na përball në pesë cikle shqetësimet më private, më ngacmuese dhe më gjurmëlënëse të këtij autori në dekadën e fundit thekson kuratori Gent Gjikola.
“Shpëtimi është shumë egoist sepse i përkushtohet totalisht pikturës. Të gjitha këto janë orë shumë të gjata në studio, është një prodhimtar i madh. Ai kam çastin, dhe e zgjat në kohë.”
Thuajse të gjitha veprat e tij janë rezultat i një vëzhgimit intensiv dhe të shtrirë në kohë nga ambiente të mbyllura (nga studio e artistit, nga shkallët, nga pishina, nga atelieja e klasës së pikturës, ku qeniet njerëzore vijnë spontane si qentë, notarët, njerëzit, piktorët, studentët, vegjetacioni, bimësia.
“U përpoqëm që të mblidhnim dekadën e tij të fundit, nga 40 deri në 50. Është një stacion shumë i rëndësishëm në karrierën e gjithsecilit që është krijues.”
Por edhe pse piktura e tij është e mbushur me ngjyra aty lexohet, tensioni , dhe ankthi i rezistencës së njeriut e veçanërisht artistit, e cila shfaqet dukshëm në ciklin e notarëve. Instalacioni refuzim dhe rezistencë ka një domethënie të fortë për piktorin.
“Për të treguar që jo çdo vepër e cila përfundon në mur të galerisë, është nje vepër që nuk gjendet në studion e artistit. Por jo gjithçka që ne krijojmë mund të përfundojë në mur.”
Piktura e tij mbledh një shtresëzim pigmentesh e kohësh, idesh dhe stinësh, ditësh e javësh, derisa më në fund i lë vendin një cikli tjetër. Ekspozita do të prezantohen deri në 25 Maj. /abcnews.al/