Nikki Haley pësoi një tjetër humbje në Nevada në garën e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, edhe pse Donald Trump nuk ishte në listën e kandidatëve.
Sipas të dhënave të fundit, opsioni “asnjë nga kandidatët e ofruar” mori më shumë vota në zgjedhjet paraprake republikane në Nevada, rreth 60 për qind, pothuajse dy herë më shumë se Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, e cila fitoi 33 për qind.
Ajo ishte e vetmja kandidate e rëndësishme në fletëvotim.
Trump, ish-presidenti i SHBA-së, u ndalua nga një gjykatë e shtetit të Nevadës për të qenë në kandidat, për shkak të rolit të tij në sulmin ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan më 6 janar 2020.
/abcnews.al