“Gadjo”, detaje nga drama që bën bashkë Prishtinën dhe Tiranën

schedule10:48 - 3 Maj, 2023

schedule 10:48 - 3 Maj, 2023

Aktorja Julinda Emiri dhe dramaturgu Jeton Neziraj kanë folur për dramën më të re që do të vihen në skenën e teatrit të Kosovës dhe Shqipërisë, “Gadjo”.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë ndarë detajet e kësaj shfaqje, duke theksuar se kanë pasur shumë vështirësi fizike, pasi ka pasur një ndërthurje karakteresh te çdo aktor.

Sipas tyre, mesazhi i shfaqjes është shumë aktual, prandaj të gjithë duhet ta shohin.

Në çdo shfaqje mëson ndonjë gjë të re. Kjo për mua ishte një eksperiencë e re për mua, nga që nuk është se e kam luajtur këtë formë teatri dhe këtë mënyrë regjie. Është edhe një sprovë dhe për mua. Kemi mësuar gjithashtu dhe që aktori duhet t’i bëjë të gjitha llojet e zhanreve. Kjo është e vështirë shumë për aktorin sepse kërkon shumë zhdërvjellësi nga njëri karakter te tjetri. Kjo shfaqje nuk e ka shumë përjetimin e brendshëm, është një stil tjetër përjetimi, por gjithsesi prap kërkon një vëmendje të madhe”, tha Emiri.

“Kam përshtypjen është punuar jashtëzakonisht mirë, nuk është shfaqje konvencionale, ku përcillet një histori. Nuk mundesh të devijosh prej atij prizmit, tekstit konvencional. Megjithatë, një rrëfim përcillet, një histori e një gruaje që vendos të dal në një vend të panjohur.

Unë them që mesazhi që dua të jap përmes shfaqjes është përcjellë. Këtë e kam kuptuar gjatë premierës, kur unë isha ulur në fund, dhe një vajzë që ishte në fillim shpërtheu në lot kur mbaroj”, u shpreh Neziraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!