Zgjedhjet lokale që u mbajtën në komunat e Veriut të Kosovës në muajin prill dhe njohja e tyre ishin një mine në të cilën Bashkimi Europian shkeli.
Kjo ishte deklarata të dërguarit të Posaçëm të Brukselit për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak i cili në një intervistë për median austriake “Kurier” la të kuptohet se njohja e rezultatit të këtyre zgjedhjeve nuk ishte një hap I duhur.
“Marrëveshja e marsit ishte një hap i madh në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ne dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë ‘mina përgjatë rrugës’ mbi të cilat nuk duhet shkelur. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një e tillë mbi të cilën fatkeqësisht shkelëm. Aktualisht përqendrimi ynë nuk është më në normalizim, por në menaxhim të krizave.”
Miroslav Lajcak foli mbi akuzat se Bashkimi Europian tregohet më I butë me Serbinë dhe deklaroi se roli I tij ështv I paanshëm. Lajcak deklaroi se marrdhënie mes Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ka ndryshuar që nga viti 2021 ndërsa shprehu keqardhje se nga dialogu për normalizim marrdhënie kanë kaluar në zgjidhje krizash.
“Të dy e kuptojnë se sa i rëndësishëm është ky dialog për ta, në të njëjtën kohë është shumë e vështirë. Sepse edhe Vuçiq edhe Kurti e dinë se çdo gjë për të cilën bien dakord do të shikohet nga afër nga qytetarët e tyre dhe publiku. Për shkak të këtij presioni, atyre iu desh një kohë që të krijonin një marrëdhënie pune. Mbaj mend që takimi i parë në 2021 nuk ishte i lehtë. Më pas ata mësuan të dëgjonin njëri-tjetrin dhe të mos pajtoheshin me respekt në vend që të fyenin njëri-tjetrin. Tani i jemi kthyer menaxhimit të krizave.”
Miroslav Lajçak u shpreh se tensionet e fundit po ndikojnë negativisht sa I përket të ardhmes së Kosovës në raport e me vendet mosnjohëse të cilat kanë ndjekur të gjitha zhvillimet së fundi.