Gabriel Jesus nuk përmbahet ndaj Watford, nuk toleron as Newcastle, s’ka fitues në “King Power”

schedule18:12 - 23 Prill, 2022

schedule 18:12 - 23 Prill, 2022

Manchester City marr një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion, teksa mposhti 5-1 skuadrën e Watford.

Protagonisti kryesorë në këtë takim padiskutim ishte Gabriel Jesus i cili arriti të shënojë 4 gola, 4’, 23’ 49’ dhe 53’, ndërsa emrin e tij në këtë fitore e shënoi edhe Rodri pas asistit përfekt të Jesus, teksa goli i shënuar nga Kamara në minutën e 28-të i shërben skuadrës mike vetëm për statistikë.

Me këtë fitore “Qyetarët” e Pep Guardiolës shkojnë në kuotën e 80 pikëve në krye të klasifikimit, ndërsa Watford mban vendin e parafundit me 22 pikë.

Fitore me shifrat 3-0 mori edhe Newcastle që mposhti skuadrën e Milot Rashicës, Norwich. Golat për skuadrën e sheikëve arritën t’i shënonin, Joelinto dopietë 35’ dhe 41’ ndërsa Guimaraes shënoi në minutën e 49-të.

Me këtë fitore “laraskat” arrijnë në kuotën e 43-pikëve në vendin e 9-të, teksa ky është triumfi numër 4 rresht në 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë nga ana tjetër “kanarinat” mbeten në vendin e fundit me 21 pikë.

Në sfidën mes Leicester dhe Aston Villas nuk kishte fitues në “King Power Stadium”, pasi ky takim u mbyll me rrjeta të paprekura. Nga një pikë për të dyja skuadrat me Leicester që renditet në vendin e 10-të me 42 pikë, ndërsa Aston Villa në vendin e15 me 37 pikë. /f.a/abcnews.al