U deshën katër vite që Bashkia e Durrësit të hiqte tabelën e gabuar me emrin Gert. Nga mesdita e së mërkurës, tabela është larguar nga rruga. Ndërhyrja u bë pas publikimit në media të gafës me figurën e njohur të historisë shqiptare. Për momentin rruga është pa adresë ndërsa në “Google Maps” figuron ende me emrin Mbreti Gert.
Emërtimin e rrugës mbreti Gert bashkia e Durësit e justifikon me faktin se është bërë një ngatërresë në stampim dhe është porositur një e re me emrin Gent.
Gabimi i emrit është ironizuar edhe ish profesori Enton Bido.
“Në dijeni time pretendoj se e njoh historinë dhe në dijeni time nuk di të ketë mbret Gert. Gent po. Ky është një lapsus që duhet rregullua, ndrequr. Bëjmë mirë që i rikthehemi figurave historike. Por kjo duhet bere duke u duke u këshilluar, duke i marrë mendimin specialistëve.”
Qytetaret e konsiderojnë një gabim që duhet të rregullohet. Emërtimet e reja të rrugëve në Durrës janë bërë në vitin 2017 me miratimin e këshillit bashkiak. Emrat janë përzgjedhur nga historia nëpërmjet një komisioni të posaçëm. /abcnews.al/