Gabimi i madh që bëri, Artan Hoxha zbulon kush e vrau Ergys Dashin në Ekuador

schedule14:13 - 21 Shtator, 2022

schedule 14:13 - 21 Shtator, 2022

Ergys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri. Të paktën, kështu dukej, deri më 23 janar 2022, mbrëmjen, ku 20 plumba të derdhur ndaj tij në një lokal në Ekuador, do të zbulonin edhe CV-në e tij të pasur në botën e narkotrafikut.

Kur kanë kaluar rreth 8 muaj që nga vrasja e tij, gazetari investigativ, Artan Hoxha njoftoi në studion e ABC Live, se ishte pikërisht në lokalin ku Ergys Dashi u eliminua nga një vrasës me pagesë teksa konsumonte ushqimin nën shoqërinë e një miku të tij. Hoxha ka mundur të kontaktojë me menaxherin e restorantit i cili ka shpjeguar se si autori i maskuar dhe me një buqetë me lule në dorë iu afrua Dashit edhe e ekzekutoi në vend.

Hoxha shprehet se në Guayaquil, vrasësit i gjen me shumicë në rrethinat e qytetit ku jetohet në varfëri ekstreme, për pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollarë.

Kur kanë kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetëm nuk kanë gjetur vrasësit, por duket se as qe kanë ndërmend të merren, me atë që ka ndodhur.

Për ta, shqiptarët, vijnë nga një vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilësojnë përgjegjës për fatin e tyre, pasi janë përfshirë në nivele të lartë, në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ndërsa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejnë aq shpesh atentate, sa e kanë kthyer Guayaquilin, në njërin nga qytetet më të rrezikshme të botës.

Sipas Hoxhës, kreu i kartelit me të cilin punonte Ergys Dashi, u vra vetëm pak kohë para ekzekutimit të shqiptarit. Hoxha u shpreh se Dashi kishte lidhje të ngushta me kreun e kartelit madje ishte kumbari i fëmijës së tij. Por pas vrasjes së bashkëpunëtorit, Ergys Dashi zgjodhi të mos largohej nga Ekuadori. Sipas Hoxhës kjo u mor si një sfidë e hapur nga kundërshtarët dhe kryen eliminim e tij fizik.

“Ekzekutimi i Ergys Dashit ndodhi pasi ai pati një ngatërrim me kartelet atje. Një nga drejtuesit që ai punonte, dhe që ishte kumbari i fëmijës së tij u ekzekutua më parë. Ergys Dashi nuk ishte larguar nga Ekuadori. Dihej lidhja dhe njohja që ai kishte me atë person që u vra. Ishte marrë si një sfidë dhe qëndrimi aty. Kundërshtarët organizuan vrasjen e tij.” tha Artan Hoxha.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha ishte fakti se gjithçka në Ekuador organizohej nga bosët shqiptarë që ndodhi  në Dubai.

“Shuarje e konflikteve mes shqiptarëve varet nga ekuilibrat që vendosen në Dubai, nga të paprekshmit që ndodhen atje.  Në Ekuador pashë përmasat se ekonomisë që kanë këto grupe. E kanë buxhetin shumë më të madh se ministria e Brendshme. Shanse nuk ke me ta. Nuk e fiton dot luftën me to.” tha Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!