“Gabime në menaxhimin e COVID-19”, mjeku: Çfarë pritet javën e ardhshme në Kosovë

schedule19:14 - 5 Gusht, 2020

schedule 19:14 - 5 Gusht, 2020

Mjeku infeksionit në Kosovë Ilir Tolaj është shprehur se në menaxhimin e situatës së pandemisë në Kosovë janë bërë gabime si nga ana e institucioneve politike, po ashtu edhe nga institucionet shëndetësore.

Gjithashtu ai thekson se java e ardhshme pritet të jetë më e rëndë sa i përket numrit të infektuarve, duke paralajmëruar kështu një rritje të tyre.

“Kjo periudhë nuk është piku. Pas një jave mund të ketë një numër të madh dhe më pas mund të kemi rënie graduale”, është shprehur ai, shkruajnë mediat në Kosovë.

Tolaj tha se mbylla ekstreme dhe më pas lirimi i menjëhershëm ka qenë një masë ekstreme.

“Rritjen  e të prekurve më COVID-19 e kemi pritur edhe për shkak të lirimit të masave. Por lirimi i masave nuk u kontrollua si duhet nga institucionet shtetërore. Disa specifika në vendin tonë nuk janë marrë parasysh”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!