Futbollisti i famshëm anglez vëzhgon nga afër talentet shqiptarë

schedule23:00 - 19 Korrik, 2019

schedule 23:00 - 19 Korrik, 2019

Futbollisti i njohur britanik, Alan Smith ndodhet aktualisht ne Tirane ne kampingun treditor “Talent Scouting” ku bëjnë pjesë talentë të moshës 13 deri ne 17 vjeç. Kompania Brukhauz ka vendosur në dispozicion një bursë prej 37 mijë paundësh, nëse specialistët anglezë do të vlerësojnë një prej fëmijëve pjesëmarrës në këto ditë training.

Futbollisti i mirënjohur anglez Alas Smith, i njohur në shumë skuadra angleze, por edhe pjesëtar i ekipit kombëtar britanik ndodhet në Tiranë në kampiungun treditor “Talent scouting” me futbollistë të moshës 13 deri 17- vjeç. Pas aplikimeve disamujore, kompania partnere me Burkhause në Shqipëri, ka përzgjedhur 68 fëmijë të kësaj moshe për të qenë pjesëmarrës. Pikërisht për këtë iniciativë, vetë ish-futbollisti i Mancester United, Njukasëll, apo dhe kombëtares së Anglisë, Alan Smith deklaroi:

“Është hera e parë që jam këtu dhe po më pëlqen shumë ambient natyra dhe gjithçka tjetër. Mënyra sesi është zhvilluar dhe shoh shanse për zhvillim. Ka kudo fëmije të talentuar. Rendësi për ne ka që të krijojmë lidhje për fëmijët. Duhet t’i lëmë fëmijët të lëvizin për të parë mundësitë e tyre. Është shumë e rëndësishme që unë të siguroj të gjej 2 ose tre talente dhe t’i mundësoj kontratën profesionale.

Pavarësisht se ne do të qëndrojmë vetëm tre ditë këtu ne e dimë se çfarë jemi duke kërkuar por ne qoftë se ndodh që ne të kthehemi pa asnjë fëmije me vete nuk do të thotë që mundësia e tyre ka humbur. Mua me pëlqen futbolli profesionist por nuk varet vetëm nga mendimi im sepse jemi dy tre njerëz që po punojmë për dy kolegje dhe se e dimë çfarë lloje fëmijësh jemi duke kërkuar. Mund të mbetemi në kontakt me fëmijët të cilët na janë dukur interesant.

Njerëzit nuk duhet të mërziten nëse ne nuk marrim asnjë fëmije. Ne shohim njëherë potencialin me pas e ndjekim atë në mënyrën sesi po zhvillohet deri sa të kemi të qartë idenë e produktit”.

Në përfundim të “talent-Scoungit” tre ditor në ambientet e Football Republic, “Brukhauz” në Angli ka vënë në dispozicion një bursë prej 37 mijë paundësh, nëse specialistët anglezë do të vlerësojnë një prej fëmijëve pjesëmarrës në këto ditë training që I afrohet parametrave teknikë e cilësorë. Predispozicioni është maksimal është që një bursë e tillë të akordohet për një prej fëmijëve. Kjo bursë përfshin qëndrimin, akomodimin, ushqimin dhe trainimin prej 10 muajsh të futbollistit fitues në Brukhauz në Angli në akademinë e atjeshme angleze. Për tre ditë të 68 futbollistët e grumbulluar të moshave të ndryshme do të jenë nën direktivat e specialistëve angleze përfshirë Alan smith, dhe më pas në përfundim ata do të vlerësojnë performancën më të mirë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!