Vllaznia fitoi 0-3 ndaj Kastriotit dhe vazhdon të kryesojë e vetme Kategorinë Superiore. Ekipi shkodran shënoi tre herë në pjesën e parë, duke zgjidhur përballjen shumë thjeshtë.
Thomas Brdaric, trajneri i kuqebluve, shfaqet i kënaqur në prononcimin e dhënë për Supersport, aty ku flet edhe Demir Imeri, autori i një eurogoli.
“Çdo ndeshje është e vështirë dhe e rëndësishme, dhe duhet të përgatitemi shumë mirë. E treguam në fushë, fituam. Kryem një punë ekipi, por ndërtojmë një skuadër dhe në disa raste jemi të kënaqur. Po rritemi, mund të bëjmë edhe më mirë.
Kastrioti ishte një skuadër shumë e fortë, mund të rritemi më shumë. Kënaqësi që ndodhemi në vend të parë”, deklaron trajneri gjerman i kuqebluve.
IMERI – “Ishte një gol që e mbylli ndeshjen. Fusha ishte skandaloze në pjesën e dytë, nuk ishte futboll. E goditëm në pjesën e parë Kastriotin”. /abcnews.al