Fushë Mamurrasi 30 vjet pa ujë, në Laç për të mbushur bidonët

schedule16:37 - 31 Gusht, 2021

schedule 16:37 - 31 Gusht, 2021

Një banore e Fushë Mamurrast të Kurbinit është detyruar të hapë një pus pasi prej më shumë se 30 vite nuk kanë ujë. Shëndeti i familjes së saj është në rrezik pasi nuk i ka bërë as analiza.

“S’kena tjetër gjë, vetëm pusin. Pa pusin ngelim pa ujë.”

Gjashtë mijë banorët e Fushë-Mamurrasit deri para pak vitesh furnizoheshin me ujë në një çesmë në rrugë. Por pas disa punimesh nëntokësore, sipas banorëve uji në këtë cesëm del i ndotur.

“Analizat kanë treguar se ka nivel të lartë gëlqerore.”

Banorët nuk ja dalin do të blejnë ujë apo të mbushin në fshatra të tjerë ndaj kërkojnë që të investohet.

“Blejmë ose shkojmë në fshatra të tjerë ose në Laç për të mbushur ujë.”

“Kur ka zgjedhje vijnë taksat i paguajnë. Bashkia të gjejë zgjidhje.”

ABC u interesua pranë Bashkisë së Kurbinit. Mësuam se për zgjidhjen e këtij problemi ka një projekt por nuk na u tha asnjë detaj më shumë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!