Fushata në Kosovë, analistët: Asnjë parti s’ka një propozim konkret për dialogun me Serbinë

schedule14:44 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:44 - 2 Tetor, 2019

Partitë politike në Kosovë po vazhdojnë fushatën zgjedhore. Analistët thonë se asnjëra nuk ka bërë propozim konkret për dialogun me Serbinë.

Kanë mbetur edhe katër ditë kur qytetarët e Kosovës pritet tu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndërkohë janë intensifikuar  aktivitetet e partive politike në fushatë zgjedhore.

Për analistin Arton Demhasaj pos akuzave dhe kundërakuzave ndaj njëra tjetrës asnjëra nga partitë politike nuk kanë program konkrete se si do ti casen dialogut me Serbinë, ndonëse kjo do të jetë tema kryesore me të cilën do të ballafaqohet qeverisja e ardhshme.

Në esencë nuk ka qartësi brenda partive politike se cila është casja e tyre për dialogun. Më tepër janë munduar të merren me cështje populiste sic është reciprociteti me Serbinë apo edhe cështja e taksës.

Megjithatë sipas tij partitë politike në këtë fushatë kanë qenë më të kujdesshme me premtime dhe që përkujtonë më shumë me realitetin.

Ndërkohë Demokracia në Veprim e cila po merret me monitorimin e procesit zgjedhor ka bërë të ditur se në tri ditët e para të fushatës kanë marrë pjesë mbi 83 mijë qytetarë, ndërsa janë shpenzuar mbi 1 milion euro.

Fushata zgjedhore zgjatë deri të premten ndërsa të dielën qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!