Në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat. Rama u shpreh se gratë dhe vajzat janë vlerë e shtuar në PS dhe se kanë qenë një mbështetje e madhe.
Kryeministri gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të votojnë në zgjedhjet e 11 majit numrin, duke theksuar se Partia Socialiste është e vetmja që mund të çojë Shqipërinë në BE. Në 2027 siç tha ai vendi mbyll negociatat, duke shtuar se duhet një mbështetje popullore, që vendi të mos kthehet më në gropë, me “bufin e kënetës”.
“Sot kjo sallë është për mua personalisht shumë kuptimplotë sepse në këto vite kemi arritur së bashku të bëjmë dicka të rëndësishme për bashkësinë tonë shqiptare. Kemi arritur të vendosim një ekuilibër mes burrave dhe grave. Një ekuilibër që mungonte plotësisht. Unë besoj që nëse Shqipëria pati një periudhë dramatike të një trancizioni aq të vështirë, dhe Shqipëria vuajti nga vendime të gabuara, një nga arsyet ishte se mungonte zëri i gruas. Edhe ato shumë pak gra që gjetën rrugën për t’u ngjitur në skenën e përballjes publike, dukeshin aq të vetmuara sa shpesh detyroheshin të silleshin si burra. Sot me një PS që kishte 12 % gra dhe vajza, të regjistruara, por jo aktive sepse askush nuk i thërriste. Sot kemi 40 % gra dhe vajza. Sot ju jeni 39 mijë, por ne nuk duhet të ndalemi deri sa gratë dhe vajzat në këtë familjet të madhe të jenë 50 mijë. Ajo që është më kuptimplotë, shikojeni skuadrën tonë në Shkodër, edhe në listën e mbyllur kemi gjysmat që janë gra dhe vajza. Në rang republike jemi partia që kemi numrin më të madh të grave dhe vajza kandidate. 52 % e listave të mbyllura janë gra dhe vajza. Kjo që kemi bërë ka reflektuar në shumë aspekte në qeveri. Më vjen keq që kam mërzitur disa burra. Por arsyeja përse besoj se këto takime me gratë dhe me vajzat me këtë pjesëmarrje masive që nuk janë thjesht votuese tonat, por pararoja e armatës së fitores së 11 majit”, tha Rama.