Pas pushimeve të verës, kryeministri Rama e ka nisur punën me një takim me strukturat e Partisë Socialiste të qarqeve veriore të vendit. Takimi është mbajtur rreth mesditës në Shëngjin të Lezhës, aty ku mësohet se Rama ka takuar drejtuesit e qarqeve veriore të vendit.
Burime për “Abc News” bëjnë me dije se shefi i qeverisë ka urdhëruar shkarkimin e shumicës së drejtorëve rajonalë të Shkodrës.
Gjatë mbledhjes, Rama ka kërkuar gjithashtu që drejtuesit e rinj të jenë gra.
Për të zyrtarizuar këto vendime, kryeministri do të thërrasë nesër në orën 17.00 në selinë rozë, të gjithë drejtorët e Shkodrës.
Gjithashtu, në orën 18.00, Rama do të mbledhë edhe kryesinë e PS, me temë kryesore situatën në Shkodër dhe caktimin e drejtuesit të ri politik në këtë qark.
Gjatë takimit, kryeministri ka përsëritur edhe një herë kërkesë drejtuar kryebashkiakeve për të mos larguar asnjë nëpunës të kualifikuar, edhe pse ndajnë bindje politike të ndryshme./ABC News Albania 24/7