Fundi i një epoke, “senatori” i fundit i Romës drejt largimit

schedule23:03 - 8 Nëntor, 2019

schedule 23:03 - 8 Nëntor, 2019

Mbrojtësi i djathtë i Romës, Alessandro Florenzi, mund të largohet nga verdhekuqtë në janar, pasi minutat për të kanë qenë të kufizuara. Mediet italiane raportojnë se 28-vjeçari italian është i irrituar me vendimet e trajnerit Paulo Fonseca këtë sezon.

Ai ishte në stol kundër Borussia Monchengladbach në Europa League dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak. Për Florenzin ka interesim nga Fiorentina, si dhe flitet se Interi është një nga skuadrat e tjera të interesuara për mbrojtësin romak.

Florenzi ka luajtur nëntë ndeshje për Romën këtë sezon, por ka startuar vetëm shtatë prej tyre. Për më tepër, ai ka luajtur 90 minuta të plota vetëm një herë këtë sezon, në humbjen 2-0 ndaj Atalanta në shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!