Fundi i izolimit sjell çlirim tek Interi, Godin: Përfundoni çfarë keni nisur

schedule20:38 - 26 March, 2020

schedule20:38 - 26 March, 2020

Lojtarët e Interit kanë përfunduar periudhën e karantinimit prej dy javësh. Gjithçka nisi pas daljes pozitive të Daniele Ruganit, mbrojtësit të Juventusit. Skuadra e Contes kishte luajtur kundër bardhezinjve disa ditë më parë dhe drejtuesit e klubit vepruan menjëherë.

Për fat të mirë asnjë lojtari i Interit nuk është infektuar me COVID-19. Izolimi ka mbaruar dhe futbollistët jo italianë janë lejuar të largohen drejt shtëpive të tyre. Diego Godin nuk ka humbur kohë për të fluturuar për në Uruguaj.

Doja t’ju njoftoja se kam kaluar periudhën e karantinimit në Itali dhe mora autorizim nga klubi, stafi mjekësor dhe autoritetet shëndetësore. Kanë lejuar të huajt të kthehen në vendet e tyre. Vendosa të vi në Uruguaj, padyshim pa qenë pozitiv me koronavirus. Ju rekomandoj të qëndroni në shtëpi, përfundojeni fazën e izolimit. Do ia dalim të gjithë së bashku”, shkruan mbrojtësi i famshëm në rrjetet sociale. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Juntos lo superaremos, con responsabilidad y solidaridad!!

A post shared by Diego Godín (@diegogodin) on