Në një intervistë në “Ballkan Update” në “ABC”, analisti Seladin Xhezairi u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe këshilltarët e tij nuk kanë dhënë ndonjë argument se përse synojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk kanë argumentuar ndonjë gjë që mund t’i bënte shqiptarët të besojnë në këtë kauzë. Mund të ketë një kandidat për President, por ende nuk ka një vendim zyrtar. Kandidati i mundshëm është Bilal Kasami. Kurti ka bërë një deklaratë duke lënë të nënkuptohet se partia e tij nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve. Por delegacioni i Vetëvendosjes duket se ka filluar punën me bllokun e partive opozitare për mirë-organizimin e fushatës”, ka thënë ai.
Taravari takon Kurtin
Seladin Xhezairi: “Mund të themi se ka pajtime sa i përket idesë që vjen nga Prishtina që edhe Aleanca të bëhet pjesë e bllokut opozitar. Njohësit dhe zhvillimet brenda kësaj partie lënë të kuptohet që aleanca të dalë e vetme në zgjedhjet e 8 majit. Kohë më parë Kryesia e kësaj partie ka marrë vendim që të dalë e vetme në zgjedhje”.
Ndarja e Aleancës?
Seladin Xhezairi: Ka një rrymë brenda Aleancës që pëlqen daljen me Partinë Bashkimi Demokratik për Integrim, Partinë Demokratike Shqiptare dhe segmente që tani janë blloku opozitar, por që tani kanë parapëlqyer të jenë pjesë e asaj që ka pushtet.
Vetëvendosja “Panshqiptare”
Seladin Xhezairi: Nga Kurti nuk ka një deklaratë shpjeguese se përse po bën këtë, por më duket edhe si një përpjekje të të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve se edhe unë mund të shkaktoj probleme si Vuçiçi, pra si një mesazh kujdes se më kë keni punë!
/abcnews.al/