FSHF shkarkon trajnerin Panucci pas humbjes me Turqinë

schedule09:56 - 23 Mars, 2019

schedule 09:56 - 23 Mars, 2019

Kristian Panucci nuk është me trajneri i Kombëtares së Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Shkarkimi i trajnerit Italian erdhi pas humbjes ndaj Turqisë në ndeshjen e parë të kualifikueseve të “EURO 2020”. Drejtimin e skuadrës për ndeshjen ndaj Andores, e merr Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, është njoftimi zyrtar i Federatës Shqiptare te Futbollit.

Pasuesi i Panuccit mund të jetë trajneri Italian, Edi Reja i cili në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra në Itali dhe prej tre vitesh është pa kontratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!