Fshehu “të bardhën” tek pema e ullirit, shqiptari tenton t’i shpëtojë policisë, nuk zgjat shumë arratia

schedule10:53 - 21 Tetor, 2022

schedule 10:53 - 21 Tetor, 2022

Një shqiptar që sapo ishte arrestuar në Greqi hqi prangat dhe tentoi të arratisej, teksa po çohej në prokurori. Megjithatë, tentativa e tij për arrati nuk zgjati shumë, pasi policia e ndaloi dhe e vendosi sërish në pranga për ta çuar më pas para drejtësisë.

Prokuroria e Rrethit Heraklion e ka proceduar shqiptarin për veprat penale posedim, fshehje dhe trafik droge dhe tentativë arratisjeje. Mediat greke bëjnë me dije se ai kishte fshehur kokainë në trungun e një ulliri.

Shqiptari akuzohet për trafik droge në zonën e Tympaki dhe Moira, pasi efektivët e policisë së departamentit Phaistos zbuluan 107 gramë kokainë në një pemë ulliri dhe 2.6 gramë të tjera në shtëpinë e tij. Sasia totale prej 109.6 gramë do t’i jepte rreth 170 doza kokainë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!