Fshatrat turistike/Pojani i Apollonisë Antike, i harruar

schedule15:33 - 25 Mars, 2018

schedule 15:33 - 25 Mars, 2018

Pojani në Fier është një nga fshatrat e futur në listen e 100 fshatrave turistikë. Po cili është ky fshat, vlerat dhe resurset e një vendi piktoresk që është lënë në harrese prej shumë kohësh.

Nën qytetin e diellit, si shërbëtori nën hijen e zotërisë. Ky është Pojani, emri i të cilit është shkurtim i Apollonisë. I varfër, piktoresk dhe, i harruar.

Pojani, fshati me 300 familje është përfshirë në hartën e 100 fshatrave turistikë.

Megjithëse kaq pranë Apollonisë Antike, do të duhen investime të mëdha për ta kthyer Pojanin në një atraksion turistik. Këtu gjithçka duhet bërë nga fillimi. Rrugët, furnizimi me ujë te pijshëm dhe sistemi i kanalizimeve.

Turistë të shumtë kalojnë këtu prej vitesh. Por asnjë nuk ndalon të pijë kafe në lokalet e fshatit. T’u flasësh për fshat turistik këtyre banorëve është sikur t’i fyesh.

Me shkëlqimin e tij të përhershëm Parku Kombëtar Arkeologjik i Apollonisë është i promovuar vetvetiu, por një rrugë si kjo është gjithësesi problem.

Për drejtuesit e parkut gjendja e keqe e rrugës është një pakënaqësi që agjensitë turistike preferojnë t’ua kursejnë klientëve të tyre.

Për realizimin e projektit e fshàatrave turistike ka një afat 4 vjecar por ende nuk kanë mbërritur fonde dhe dokumentacioni konkret pranë pushtetit vendor. Për zona si ajo e Pojanit ku nuk është vënë dorë prej vitesh nevojiten investime të mëdha dhe thememlore në infrastrukturë. Fshati pojan bashkë me libofshën cakranin dhe hekalin në mallakastër janë përfshirë në projektin kombetar 100 fshatra turistikë.

Të gjithë kanë potencial turistik duke qënë se ndodhen  pranë destinacioneve arkeologjike dhe historike.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci