Frymëzuar nga “Në mundsh”, Aurela sjell edhe një herë në vëmendje Dr. Florin ashtu siç di ajo

schedule22:41 - 17 Shkurt, 2021

schedule 22:41 - 17 Shkurt, 2021

Mbrëmja e sotme në ABC ishte më shumë se speciale ku përballë njëra tjetrës ishin dy artistet brilante të muzikës shqiptare, Fatmira Breçani dhe Aurela Gaçe. Programi “E ardhmja është vajzë” nga autorja dhe moderatorja Ermira Çausholli solli në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës edhe rubrikat e programit në mënyrë tejet të veçantë.

LEXO EDHE: Fatmira Breçani: Përtej çdo vështirësie, humbja e nënës ka qenë më e madhja

https://youtu.be/9GBbmPkVTOE

“Në mundsh” është njëra nga këto rubrika ku vajzat në program tregojnë momentet e tyre të vështira në jetë dhe forcën që ja kanë dalë mbanë. Pikërisht kjo rubrikë frymëzoi Aurela Gaçen për ta bërë më speciale.

“Pasi dëgjova Fatmirën dhe humbjen e nenës, vendosa të mos tregoj vështirësitë e mia. U frymëzova shumë nga poezia “Në mundsh” e Kipling ashtu si emri i kësaj rubrike, për të sjellë edhe një herë në vëmendje Dr.Florin. Ai i dha melodi dhe e ktheu në këngë këtë poezi dhe unë dua ta kujtoj kështu”.- tha Aurela teksa recitoi dhe këndoi vargjet e “Në mundsh”./abcnews.al

https://youtu.be/LvENxKp0TfU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!