Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frrok Çupi: Shqipëria politike sot e krahasueshme me Ukrainën, po zhvillohet ‘lufta’ Lindje-Perëndim

schedule18:44 - 6 Prill, 2023

schedule 18:44 - 6 Prill, 2023

Analisti Frrok Çupi deklaroi se situata politike aktuale në Shqipëri, është e krahasueshme me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, ku është përfshirë Lindja dhe Perëndimi.

Në një intervistë për ABC News, Çupi, duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila kishte thënë se nuk duhen votuar zjarrvënësit, u shpreh se politika është duke e provokuar popullin.

Sipas Çupit, vizita e senatorit amerikan, Steve Daines në vendin tonë, lidhet me atë që tha Yuri Kim dhe do garantojë që zjarrvënia do të dalë prej fushatës elektorale.

“Politika ka arritur në një pikë që  e ka vënë para provës popullin. Mendo, të provosh popullin, ta provokosh popullin tënd, është një mëkat pas mëkateve. Po e provokon popullin nëse rrëshqet në rrugën e përkrahjes së njerëzve të korruptuar të mëdhenj, të minuesve të demokracisë, zjarrvënësve. Një popull që voton për zjarrvënësin, sadopak qoftë ky popull, është një defekt shumë i madh për atë popull. Zjarrvënia është një fenomen politik që në kohët e lashta. Si është situata te ne? Vëmë re disa fenomene shumë interesante.

Para dy ditësh, ambasadorja e Amerikës lëshoi këtë thirrje. Sot ka mbërritur në Shqipëri, një nga senatorët me peshë të SHBA-ve, Steve Daines, i cili ka mbërritur pikërisht për këtë arsye, për të parë sesi po zhvilllohen zgjedhjet, jashtë influencave ruse dhe iraniane. Ka mbërritur me qëllimin që të punojë për të garantuar që zjarrvënia në Shqipëri do të dalë prej fushatës elektorale. Të martën që vjen, në Shqipëri mbërrin zoti Escobar, me të njëjtë agjendë. Jemi në një situatë, ku Shqipëria politike sot është e krahasueshme me Ukrainën. Këtu po zhviollohet lufta Lindje-Perëndim”, theksoi ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!