FRPD vazhdon të protestojë…

schedule21:24 - 5 Qershor, 2018

schedule 21:24 - 5 Qershor, 2018

Të rinjtë e Forumin Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar përsëri përpara Ministrisë së Brendshme. Mesazhi që kanë përcjellë këtë të martë është gjetja e zgjidhjes për të ndaluar emigrimin e shqiptarëve. FRPD propozon të dërgohen në emigracion Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri Saimir Tahiri dhe të gjithë ata që të rinjtë demokratë i konsiderojnë si shpura e rilindjes. Me parulla në duar ata kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj./abcnews.al