Frikë tek Anglia, një lojtar pozitiv me COVID pas pushimeve në Greqi

schedule19:18 - 23 Gusht, 2020

schedule 19:18 - 23 Gusht, 2020

Një yll i kombëtares angleze dhe dy futbollistë të Sheffield United kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 kur janë kthyer në ishullin britanik. Tre lojtarët kanë bërë menjëherë testin sapo kanë mbërritur në aeroport nga pushimet në ishujt grek dhe fatkeqësisht, tashmë ato do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Emrat e lojtarëve nuk bëhen të ditur, por tashmë frika nga infektimet është shtuar në Angli duke marrë parasysh se të gjithë lojtarët dhe stafet kanë qenë me pushime në Europë. Nuk dihet nëse trajneri i “3 Luanëve” do ta përfshijë në listë lojtarin e prekur për ndeshjet e Nations League në datat 5 dhe 8 shtator.

Pak ditë më parë një tjetër futbollist u përfshi në një skandal në Mykonos. Bëhet fjalë  për Harry Maguire, i cili përfundoi në burg pas një zënke në një nga restorantet e ishullit. Fatmirësisht tashmë ai është liruar, por lajmi bërë xhiron e botës. /abcnews.al