Frikë nga taksat e SHBA, Gjermania thirrje vendeve të BE-së

schedule20:24 - 17 Maj, 2018

schedule 20:24 - 17 Maj, 2018

E trembur nga rritja e paralajmëruar e taksave nga presidenti Donald Trump, Gjermania u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ruajnë unitetin përballë politikës “përça dhe sundo” të Shteteve të Bashkuara.

 Ligjvënësit gjermanë i bënë thirrje të enjten vendeve anëtare të Bashkimit Europian që të ruajnë unitetin përballë politikave proteksioniste të presidentit amerikan Donald Trump. Në një intervistë radiofonike, eksponenti i Unionit Kristian-demokrat Gunther Otinger, njëkohësisht komisioner i BE-së për buxhetin dhe burimet njerëzore, paralajmëroi se Trump po ndjek strategjinë “përça dhe sundo”. Sipas tij, nëse Uashingtoni ia arrin të përçajë BE-në, atëherë blloku do të dobësohet dhe do të dështojë në mbrojtjen e interesave të tij në kontestet tregtare. Otinger argumentoi se një Union i bashkuar zotëron forcën ekonomike për t’u afirmuar si një nga tregjet më të mëdha të botës. Ai theksoi se, ligjvënësit e kontinentit të vjetër nuk duhet t’i lejojnë vetes të kthehen në partnerë individualë të Shteteve të Bashkuara, por duhet të insistojnë për ruajtjen e partneritetit në nivel europian. Politikani i CDU u shpreh se një marrëveshje tregtare ndër-atlantike e kufizuar mund të arrihet nëse Uashingtoni tërhiqet nga kërcënimet për të vendosur taksa të reja për çelikun dhe aluminin e importuar nga BE-ja. Dhe në bazë të një marrëveshjeje të tillë, të dyja palët mund të punojnë për një ujdi më të drejtë për reduktimin reciprok të barrierave tregtare – shtoi Otinger. /abcnews.al