Frikë nga sulmet ruse, më shumë se 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi

schedule07:33 - 5 Mars, 2022

schedule 07:33 - 5 Mars, 2022

Që nga fillimi sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt, më shumë se 1.2 milionë refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi.

Komisioneri i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë me dije për mediat se nga 1,209,976 refugjatë që kanë ikur, më shumë se gjysma kaluan në Poloni, ndërsa të tjerët janë drejtuar drejt vendeve të tjera fqinje, duke përfshirë Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Rumaninë.

Ndër të tjera theksohet se lëvizjet më të mëdha janë bërë brenda javës së parë të luftës, por lëvizje ka pasur edhe brenda vendit ku shumë familje janë zhvendosur nga zonat e rrezikut në pjesë të tjera të Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!