Frikë në stacionin ndërkombëtar hapësinor: Motorët dalin nga kontrolli

schedule11:42 - 30 Korrik, 2021

schedule 11:42 - 30 Korrik, 2021

Frikë dhe ankth në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Rreth tre orë pas ankorimit të modulit rus Nauka, motorët janë ndezur në mënyrë të pakontrolluar duke bërë që të rrotullohej i gjithë stacioni.

Për të ndaluar shtyrjen u aktivizuan shtytësit e disa modulëve në bord.

Stacioni arriti një përthyerje prej 45 gradësh por situata u kthye gradualisht nën kontroll. Nuk pati dëme materiale dhe as probleme për 7 austronautët në bord./abcnews.al